Skip to content
Të Gjitha

Plas vjedhja e gjelave të detit në Lushnje, banorët bëjnë roje natën

· 1 min lexim

Gjeli i detit është ushqimi i çdo tryeze shqiptare në natën e ndërrimit të viteve.

Zona e Ballagatit në Lushnjë është e njohur për rritjen e gjelave të detit.

Banorët e kësaj zone nuk po përgatiten për shitjen, por për ruajtjen e tyre.

Kjo për shkak se ka shpërthyer vjedhja masive e shpendëve.

Vetëm ditët e fundit janë vjedhur 50 krerë gjela deti.

Kësisoj banorët të frikësuar nga hajdutët, kanë nisur të bëjnë roje natën.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar disa persona, por nuk ka ende një autor të dyshuar për vjedhjet.