Skip to content
Kronikë

Plas tritoli në Fier, lëndë plasëse në derën e një apartamenti, ja ku ndodhej pronari

· 2 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e 4 të një pallati në lagjen  Fier.

Ngjarja ka ndodhur në katin e 4 të një pallati në lagjen 8 shkurti ku në derën e një apartamenti të pabanuar është vendosur lëndë plasëse C4,

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë vendosur një perimetër sigurie.

Lënda plasëse e dyshuar tritol është vënë në derën e jashtme të banesës së Asqeri Hyska. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar kjo pasi edhe për faktin se familjarët jetojnë jashtë vendit.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese.

Policia ka marrë në pyetje fqinjët dhe banorët e pallatit, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë pamjet tregojnë edhe momentin pas shpethimit ku policia është në venngjarje dhe po përpiqen të hedhin dritë mbi ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.