Emri/ Pas Luan Dacit, kallëzohet në SPAK komisionerja e KPK

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisionerja në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, ështe denoncuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për “Falsifikim dokumentash”.

Denoncimi është bërë nga gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata, e cila është shkarkuar nga KPK më 11 nëntor të 2019-ës, nga trupa gjykuese pjesë e së cilës ishte edhe Fasko.

Ajo akuzon Faskajn se i ka fshehur Kuvendit shkarkimin si gjyqtare e Gjykatës së Lushnjes.

Alma Faskaj është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 23.08.1996 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë dhe në padinë e depozituar në SPAK, kërkohet pezullimi i Faskajt nga detyra.

Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra ish-gjyqtarin e KPA, Luan Daci, që rezultoi se ka mashtruar institucionet e drejtësisë, duke fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në vitin 1997.

Shpërndaje
Share.

Komento