Skip to content
Të Gjitha

Plas bombola e gazit në Durrës, i zoti i shtëpisë me urgjencë drejt Traumës

· 1 min lexim

Një bombol gazi ka shpërthyer në Xhavzotaj të Durrësit.

Si pasojë e shpërthimit është prishur edhe kati i parë i pallatit.

Gjithashtu janë thyer xhamat, ndërsa janë shkatërruar edhe orenditë.

Siç raporton gazeta “Bulevard”, pronari i shtëpisë ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave.