Skip to content
Të Gjitha

Plas bombola e gazit, apartamenti në Korçë përfshihet nga flakët

· 1 min lexim

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 të qytetit, shkruan “Dosja.al”.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për përhapjen e flakëve, është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Për fat të mirë në momentin e shpërthimit, asnjë prej familajrëve nuk ka qenë në banesë.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje erdhi menjëherë zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.