Skip to content
Të Gjitha

Plagosje me armë zjarri në Shkodër: 30-vjeçari përfundon në reanimacion

· 1 min lexim

Vijojnë ngjarjet e rënda në vendin tonë, pasi pak minuta më parë në afërsi të urës së re të Bunës në Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

I plagosuri është një 30-vjeçar, i identifikuar si Gëzim Bici dhe sipas informacioneve paraprake është plagosur në qafë dhe në dorë, teksa momentalisht ndodhet në reanimacion.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Report Tv bën të ditur se autori e ka ndjekur për disa metra të plagosurit, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tij ka qenë për ta vrarë.

Sakaq, nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.

Ditën e djeshme vendi ynë u trondit nga 3 vetëvrasje dhe 4 vrasje.