Skip to content
Aktualitet

Plagosje me armë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kote të Vlorës. Një person është plagosur me armë.

Sipas “Fax Web”, personi i plagosur është administratori i fshatit Kote, Ardit Gjoka. Ai ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes dy vëllezërve po ka mbetur vetë i plagosur.

Dy vëllezërit ishin duke u konfliktuar për një çështje rruge në zonën e Mavrovës. Sipas informacioneve të para, mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë. Ai ka marrë plumb në gjoks.