Plagosje e rëndë në Delvinë, 45-vjeçarja goditet me hanxhar në fytyrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Delvinë, ku një 45-vjeçare është plagosur pasi është goditur me hanxhar në fytyrë.
E plagosura është identifikuar si Xhike Hita. Pas sulmit, ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Sipas të dhënave të deritanishme, 45-vjeçarja është goditur me hanxhar në fytyrë, ndërsa si autor i dyshuar është identifikuar Lekan Tozon.
Tozon është shoqëruar nga Policia në komisariat, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ende nuk dihen motivet e sulmit. Policia po punon për të përcaktuar dinamikën, shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi plagosja.