Plagosja me thikë e 16-vjeçarit, zbardhen detajet e sherrit mes adoleshentëve në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nisi brenda ambienteve të shkollës, ndërsa vijoi edhe jashtë saj.

Kështu u zhvillua sherri i mbrëmshëm në Shkodër , që përfundoi me plagosjen e një 16-vjeçari.

Sipas policisë, K.S., u qëllua me thikë nga 17-vjeçari me iniciale B.Gj.

Të rinjtë kanë komunikuar në telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”, për të përfunduar atë që nisën në shkollë.

Fillimisht adoleshentët janë konfliktuar fizikisht, ndërsa më pas 17-vjeçari ka goditur shokun në këmbë dhe në brinjë.

Nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të 16-vjeçarit.

Ndërkohë policia arrestoi autorin, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar.

Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento