Mbytën Italinë me drogë, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, duke arrestuar 7 shqiptarë dhe një italian.

Grupi akuzohet për trafik sasish të mëdha heroine dhe kokaine nga vendet e ulëta, si dhe për posedim armësh.

Katër prej anëtarëve të grupit ishin të ndaluar aktualisht, shkruan “Il giorno”.

Hetimet u kryen nga agjentët e Milanos, në bashkëpunim me Prokurorinë e Comos.

Të arrestuarit e zhvillonin aktivitetin në zonat e Comos, Monzas, Brianzas, Milanos dhe Vareses.

Hetuesit vunë në përgjim anëtarët e grupit kriminal, ndërsa mbikëqyrën lëvizjet e tyre dhe komunikimet telefonike.

Hetimi është një vazhdimësi e operacionit të shtatorit të 2018-ës, ku u arrestuan 23 persona për shfrytëzimin e 25 vajzave për prostitucion.

Shpërndaje
Share.

Komento