Skip to content
Të Gjitha

Plagosi me thikë në krah qytetarin që komentoi Erion Isain, PS e emëron adminitrator

· 1 min lexim

Dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit në qytetin juglindor të Ersekës ndodhi një ngjarje e rëndë.

Kryetari i FRESSH, Pandi Cunge qëlloi me thikë 35-vjeçarin Ervis Këndezi. Ky i fundit kishte ofenduar me komente në faqen e Facebook-ut, kandidatin e PS-së për Kolonjën, Erion Isain.

Sipas “Dosja.al”, Cunge është emëruar ditën e djeshme Administrator i Njësisë Administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Në vend që ai të procedohej penalisht për plagosjen e qytetarit, Rilindja e ka shpërblyer me një “alamet” posti, ndërkohë që dosja “fle në polici”.

Në vitin 2018, mësohet se Pandi Cunge është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores me 20 mijë lekë të vjetra.

As kjo vepër penale nuk është marë parasysh për emërimin e Cunges si Administrator i Njësisë Administrative Qendër.