Skip to content
Aktualitet

I komentoi Erion Isait në Facebook, kreu i FRESSH plagos me thikë qytetarin

· 1 min lexim

Jemi vetëm dy ditë larg zgjedhjeve vendore dhe në shumë qytete të Shqipërisë ka pasur tensione e shumë përplasje.

Ditën e sotme tensione ka patur në Juglindje të Shqipërisë, në Ersekë. Një koment i ‘papërshtatshëm’ në një status të kandidatit të PS-së për Bashkinë e Ersekës Erion Isai, ka çuar 2 persona drejt konfliktit duke përfunduar me plagosjen në krah të një 35-vjeçari.

Përplasjet virtuale kanë precipituar dhe në konflikte fizike mes Pandi Cungës, kryetari i FRESSH për Kolonjën dhe 35 – vjeçarit Ervis Këndezi.

Shkak është bërë një koment i këtij të fundit në Facebook-un e Erion Isait, i cili ka acaruar kreun e FRESSH Kolonjë.

Sipas “Faxweb.al”, Cunga ka nxjerrë një armë të ftohtë thikë duke e qëlluar në krah Ervis Këndezin dhe është larguar.

I lënduari ka dhënë shpjegime në polici, ndërsa blutë ende nuk kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e djeshme tensione të shumta ka pasur në Bushat, në Vaun e Dejës, ku para pak minutash Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra edhe kryetarin e Bashkisë të këtij vendi, Zef Hilajn.