Skip to content
Të Gjitha

Plagosi me thikë efektivin e policisë në Korçë, arrestohet autori

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Korçë.

Një person ka plagosur me thikë efektivin e policisë me iniciale S.Z.

Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë gjoba, që polici i vuri qytetarit disa ditë më parë

Vetëm pak minuta pas plagosjes autori është arrestuar.

Polici ndërkohë është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Korçë

Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

arma e krimit