Skip to content
Kronikë

Plagosi me çifte 55-vjeçarin në Vlorë për motive të dobëta, shoqërohet në polici autori

· 2 min lexim

Një 55-vjeçar është plagosur me armë gjahu në Vlorë, ndërsa policia bën me dije se është shoqëruar në komisariat autori i dyshuar i ngjarjes.

Policia reagoi menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe u bë i mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin me inicialet V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte.

 Njoftimi i Policisë

Vlorë-Informacion- Plagosi me armë gjahu një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë gjahu çifte.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, është plagosur me armë gjahu shtetasi V. H, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).

Shtetasi S. Gj., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore