Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plagosi bashkëjetuesin, rrëfehet 25-vjeçarja në Tiranë

17:28 20/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje tronditëse u regjistrua ditën e djeshme në Tiranë, ku një 25-vjeçare shtatzënë plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti.  E reja ka rrëfyer detajet në një intervistë televizive se si ndodhi ngjarja. Ajo tha se bashkëjetuesi i saj e ka kapur për fyti gjatë konfliktit dhe në atë moment kishte një thikë të drejtuar nga vetja. Madje 25-vjeçarja deklaron se ai e ka kërcënuar me thikë duke i thënë se do të vrasë edhe veten. Ajo shton se gjatë tentativës për t’i larguar thikën, bashkëjetuesi është plagosur.

“Ai më kapi prej fyti dhe kishte thikën në dorë. E kishte drejtuar thikën nga vetja dhe thoshte dua të vdes e nuk dua të jetoj më kështu. Shikonte shokët e tij dhe mërzitej. Nuk mund të dilte nga vendi, as natën. Nuk dilnim asnjëherë si çift.

Ai e drejtoi thikën drejt vetes dhe u mundova t’ia hiqja. Kishte veshur një xhup dhe iu ngul pak thika. M’u morën mendtë në atë moment dhe nuk e mbaj mend si ndodhi. Kisha frikë se do më vriste. Më tha se do vriste veten më pas.

Kisha frikë mos vriste fëmijën ose edhe mua. Kam marrë më pas ambulancën në telefon, nuk e lashë ashtu. Nuk kishte gjakderdhje, vetëm dy pika gjaku ranë në shtëpi. Ai tha që iu mor fryma në atë moment. Fëmijën e lamë këtu duke luajtur.

Ambulanca nuk erdhi, mora shokun e tij që e çoi në spital. I thashë që është plagosur Eraldi dhe shkuam në spital. Ai i tha fillimisht që u plagos nëpër shkallë. Më thanë se plaga nuk ishte e madhe. Fola pak dje me Eraldon në spital. Më akuzoi për plagosje. Ti më vrave, më tha. Unë i thashë nuk e bëra unë.

As unë nuk e di çfarë ndodhi në atë moment. E përjetova shumë keq. E kam të ndaluar të shkoj në spital. Nuk kemi folur më. Nuk e di nëse do kthehemi më bashkë. Sot mora një urdhër mbrojtje”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, e reja tregoi se bashkëjetuesi i saj është person me precedentë penalë.

“Kur ka qenë Eraldi në Greqi ka goditur një njeri mbrapa kokës dhe ai është i paralizuar tani. Është bërë me paramendim, por nuk e kam pyetur asnjëherë. Ai më tha se e bëri për të vëllanë. Ka qenë 20 vjeç asokohe. Gjithë rininë e kaloi në burg dhe aty e rrihnin vazhdimisht.

Mund të jem budalla më tha, mund të jem çmendur. Kam shkuar te psikologu, por nuk kam vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Mund të kem pak depresion dhe kam pak zërin e lartë. Nuk shkoj me komshien, më tha që jam armikja më e madhe e saj. Kam një teze afër që nuk do të më shohë me sy. Nuk jam divorcuar nga burri i parë, burri ndërroi jetë. Nuk e di pse. Ka bërë aksident me motor”, rrëfeu 25-vjeçarja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Horoskopi sot, 21 tetor 2022

Horoskopi sot, 21 tetor 2022

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English