Skip to content
Të Gjitha

Plagosi 21 vjeçarin me qifte, në pranga autori i ngjarjes në Delvinë

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes ditën e djeshme në Delvinë.Burime pranë policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe është bërë e mundur sekuestrimi i armës së gjahut.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në malin e Cerasë, i pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë 

Delvinë
Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.

Sekuestrohet 1 armë gjahu.

Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë, si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21-vjeçari L. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore u vunë në ndjekje të autorit dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.