Skip to content
Aktualitet

Plagoset me thikë një i ri në Durrës, policia arreston autorin dhe disa persona të tjerë

· 2 min lexim

Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë pasdites e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 15:50 në lagjen nr.13. Mësohet se personi i plagosur është i riu Endri Nekaj, 27 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë katër persona të cilët janë shoqëruar në komisariat. Po ashtu në komisariat është shoqëruar edhe autori i dyshuar për plagosjen e 27-vjeçarit dhe ndaj tij do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit dhe plagosjes së Nekajt por dyshimet e para janë se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa policia është ende duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise për ngjarjen:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.