Skip to content
Kronikë

Plagoset me thikë 22-vjeçari në Fier, ja arsyeja

· 2 min lexim

Në Fier ka ndodhur në plagosje me thikë, një 22-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Fierit.  Mësohet se 22-vjeçarika dy plagë, një në shpatull dhe një në zonën e barkut.  Aktualisht është duke u ekzaminuar dhe do të futet në sallë për një ndërhyrje kirurgjikale.  Autori i ngjarjes është një 19-vjeçar,i cili është ndaluar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.   Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Fier

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.  Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.   Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit  E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.   Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.