Pjesë e skemës së fajdeve/ Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga operacioni i sotëm në Shkodër, në skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 12 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë, ndër ta edhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër.

Ky i fundit, po udhëtonte në drejtim të Kosovës përmes pikës kufitare në Morinë, për tu larguar jashtë vendit.

Me vendim gjykate janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” 12 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Huatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, është pezulluar nga detyra, si dhe janë në kërkim E.M; J.A.; Gjithashtu, u pezullua nga detyra edhe noterja Valbona Hajdari, dhe një person tjetër me incialet A.S., nga Shkodra.

Shpërndaje
Share.

Komento