Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit/ Ministria e Bujqësisë e ndalon, ja për sa kohë

16:30 05/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Peshkimi pa kriter nga ana e Shqipërisë në liqenin e Ohrit, ka vënë në rrezik specien më të rrallë por dhe më të famshme të këtij habitati, peshkun Koran.

Nisur nga kjo situatë, Ministria e Bujqësisë, ka nxjerrë një vendim që për të paktën 5 muaj, në liqenin e Ohrit nuk do të lejohet gjuetia e koranit.

Ndalimi i peshkimit të koranit, sipas urdhrit të botuar në Fletoren Zyrtare, do të ndalohet nga 11 nëntori 2020 deri më 1 mars 2021.

Nga kjo masë përjashtohet gjuetia e cironkave të tratave të zallit (vlagë), sipas zonave breg-liqenore të përcaktuara nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit (OMP) Pogradec.

Urdhri përcakton se, çdo mjet gjuetie peshku i kapur nga organet e monitorimit dhe kontrollit, gjatë kohës së ndalimit të gjuetisë së peshkut, do të sekuestrohet.

Në këta 5 muaj do të lejohet vetëm peshkimi i riprodhuesve të koranit për qëllime të grumbullimit të vezëve deri në 200 kg, të cilat do të shtrohen për inkubim në impiantet e Qendrës së Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit.

Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), do të koordinojë veprimtarinë teknike dhe financiare, me Qendrën e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, për gatishmërinë e marrjes së vezëve të koranit, shtrimit dhe trajtimit të tyre për inkubim.

“Peshku pas marrjes së materialit biologjik për riprodhim, do të peshohet dhe pas markimit do të lëshohet i gjallë në vendet e përshtatshme në liqen. Peshimi, markimi e lëshimi i riprodhuesve të koranit, do të kryhet në prani të komisionit në përbërje të cilit do të jenë përfaqësues nga DSHPA-ja, OMP Pogradec, Qendra e Rritjes së Rasateve të Koranit, si dhe të Projektit GEF–SGP që do të mbulojë shpenzimet financiare të pagesës së riprodhuesve të lëshuar në liqen.

Ndërsa shpenzimet e pagesës së materialit biologjik (vezëve), karburantit që shpenzohet për grumbullimin dhe transportimin e vezëve të koranit dhe shpenzimet e tjera që kanë të bëjnë me këtë aktivitet do të mbulohen nga buxheti i DSHPA-së.

Veprimtaria e grumbullimit të vezëve, do të kryhet e organizuar nën drejtimin e DSHPA-së, në varësi të së cilës është Sektori i Kontrollit e Monitorimit të Peshkimit, Qendra e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, të cilat në bashkëpunim me OMP-në Pogradec, të përcaktojnë dhe aktivizojnë për këtë qëllim 40 peshkatarë me përvojë, anëtarë të kësaj OMP-je”,- thuhet në urdhër.

Për ndalimin e gjuetisë të koranit në liqenit e Ohrit, Ministria e Bujqësisë ka kërkuar edhe bashkëpunimin me strukturat e qeverisjes vendore Pogradec, Komisariatin e Policisë, Policinë Tatimore, si dhe Drejtorinë Rajonale të AKU-së Korçë.

/GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koranliqenndalimOhripeshkim

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

“Masakra” e policisë me gjobat vazhdon, ja sa qytetar janë ndëshkuar në 24 orët e fundit

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English