Skip to content
Të Gjitha

Pesë persona rezultojnë pozitiv, rritet numri i të prekurve në Kukës

· 1 min lexim

Ditën e djeshme në Kukës u shënua rasti i parë me COVID-19, i cili ishte një infermier i spitalit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit është bërë gjurmimi i kontakteve.

Si rezultat, janë infektuar edhe një tjetër infermiere e spitalit dhe 4 familjarë të infermierit të identifikuar ditën e djeshme.

Në këtë mënyrë, numri i të prekurve në Kukës shkon në 6.

Infermieri dyshohet se e ka marrë virusin, teksa transportonte pacientët me COVID-19 të Tropojës dhe Hasit për në Tiranë.

Ndërkohë bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 475, në mesin e të cilëve 24 viktima dhe 248 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 37 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive, ku 1 është i intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID2 ndodhen 7 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.