Skip to content
Të Gjitha

Përzgjedhja e kreut të SPAK, Soreca përshëndet vendimin e KLP: Ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi ditën e sotme Arben Krajën, si drejtues të SPAK.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme mori 6 vota, në krahasim me Dumanin që mori 4 dhe Kondili vetëm 1.

Përzgjedhja e kreut të SPAK është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka shkruan në Twitter, se sot është një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi.

“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo ka emëruar drejtorin e SPAK, zotin Arben Kraja. Dhe Gjykatat e SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të Apelit, fillojnë punën sot me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”-shkruan Soreca në “Twitter”.

Gjatë ditës së sotme, 8 anëtarët e SPAK, u betuan përpara presidentit Ilir Meta.

Me krijimin e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka pushuar së funksionuari.