Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Përse OFL nuk ndalon makinat luksoze të Edi dhe Olsi Ramës?”, ja përgjigjja e qeverisë ndaj akuzave

22:09 12/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kapja e Vladimir Gjutës një ditë më parë me armë pranë selisë së PS, ndërkohë që zhvillohej mbledhja e Kryesisë, bëri që kryeministri Rama të largohej me një mjet tip “Lincoln” të blinduar.(lexo këtu)

Ky veprim nuk i shpëtoi Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili me anë të një reagimi në Facebook shkroi se makina me targa TR 0370 T i përket vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, dhe si e tillë është e paprekshme nga policia.

Ai e krahasoi atë me “Audin” e famshëm të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, teksa pyet se përse OFL nuk e ndalon për verifikim duke e akuzuar për shkelje ligji. (Lexo këtu)

Së fundmi, akuzave të PD-së iu është përgjigjur zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila ishte e ftuar në emisonin “Repolitix”.

Voda u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi nuk janë pjesë e subjekteve që janë caktuar për t’u hetuar dhe sipas saj, jo çdo makinë e blinduar i përket një grupi kriminal.

“Kjo duket fiks sikur opozita po bën show. Jo çdo automjet i blinduar i përket një grupi kriminal. Ne jemi pesë persona që caktojmë subjektet. Unë nuk di që personat që u përmendën të jenë pjesë e tyre. Nëse nuk janë pjesë e subjekteve atëherë nuk bëjmë dot gjë,”- tha Voda.

Kujtojmë se Operacioni “Forca e Ligjit” është Njësia Speciale që del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramaolsi ramarovena voda

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Presioni i SHBA-së, Kurti ndryshon qëndrim brenda 24 orësh: "Ulemi në tavolinë me serbët edhe nëse nuk kërkojnë falje"

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English