Skip to content
Politikë

Përplasjet me opozitën dhe vizita e Erdogan, anulohet seanca plenare

· 1 min lexim

Seanca plenare e kësaj të enjteje është anuluar. Burimet konfirmojnë se Kuvendi ka marrë vendim, që si pasojë e situatës në Parlamentin e Shqipërisë, ku opozita është në jonormalitet, dhe si shkak i ardhjes së Presidentit turk Erdogan, seanca të anulohet. Opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj, teksa mbi 20 deputetë janë përjashtuar nga seancat. Në seancën e fundit, deputetët demokratë nuk u lejuan të hyjnë dhe në shenjë revolte ata dogjën manekinë para Kuvendit.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.