Skip to content
Të Gjitha

Përplasje e fuqishme mes dy makinave në Thumanë, të plagosurit nisen drejt Tiranës

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm u regjistrua ditën e sotme në Thumanë.

Dy makinë të tipit “Volksëagen” dhe “Ford”, u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 4 persona, shkruan Panorama.

Tre prej të aksidentuarve ndodheshin në automjetin tip “Ford”, ndërsa i plagosuri tjetër ishte drejtues në  makinën tjetër.

Të 4 të aksidentuarit u nisën drejt Tiranës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak i policisë:

Me date 02.09.2019, në aksin rrugor Laç –  Fushë Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të Thumanës automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I., është përplasur me një mjet tip Volksvagen. Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i automjetit tip Ford, shtetasi S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.