Skip to content
Të Gjitha

Përplasja te “Petro Nini”/ Rama e Lleshaj: “E trishtueshme. Policia nuk u tregua dinjitoze”

· 1 min lexim

Pas përplasjes së banorëve të zonës së Petro Ninit në Tiranë me forcat e rendit dhe përmbaruesit për zbatimin e vendimit të gjykatës, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në mesazhin e tij në Twitter, Rama sulmon mediat, duke thënë se përzien gjërat pa lidhje dhe sqaron se qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave.

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!

Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, shkruan ai.

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas situatës që u krijua pranë “Petro Ninit”.

Në një status në Facebook, Lleshaj thotë se mirëkupton reagimin ndaj policisë, pasi kjo e fundit nuk është treguar efikase dhe dinjitoze.