Skip to content
Bota

Përplasja me armë me policinë greke e bandës shqiptare, kush janë babë e bir të arrestuar

· 1 min lexim

Një bandë shqiptarë është përplasur me policinë helene në kufirin greko-shqiptar.

Sipas “Balkanweb”, në pranga ka rënë 46-vjeçari Sulo Ismaili, nga fshati Janjar i Sarandës.

Ky i fundit bëri rezistencë, madje plagosi edhe një prej policëve.

Ismaili rezulton me precedentë penale të shumtë për grabitje në Greqi.

Në pranga ka rënë edhe djali i tij, E.Ismaili, 16 vjeç.

Banda përbëhej nga pesë persona, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, tre prej tyre arritën të shpëtonin.

Ata grabisnin kafshë të ndryshme dhe i sillnin në Shqipëri.