Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmirësimi i sistemit shëndetësor, qeveria kërkon 30 milionë USD të tjera borxh

08:38 05/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim si shtesë për projektin origjinal të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Në dokumentin e bërë publik thuhet se Bordi i Bankës pritet që ta marrë në shqyrtim kërkesën për aprovim në 24 maj 2021.

Projekti përfshin të paktën tre komponentë ku së pari përmirësimi i infrastrukturës dhe menaxhimit në spitalet publikë, së dyti përmirësimi i menaxhimit të informacionit shëndetësor në shërbimet spitalore dhe së treti monitorimi dhe vlerësimi i menaxhimit të projektit.
Lidhur me komponentin e parë dokumentet japin edhe detaje për pjesën konkrete të infrastrukturës ku do të ndërhyet.

“Projekti do të financojë shërbimet e konsulencës për të mbështetur përgatitjen e një strategjie gjinore me fokus të veçantë në rekomandimet e Programit Kombëtar të qeverisë per trajtimin e kancerit të gjirit, shoqëruar nga forcimi i aktiviteteve në vazhdim në funksion të ndërgjegjësimit të nisura nga qeveria. Fondi do të mbështesë punimet civile për rikonstruksionin apo pajisjen e spitaleve të dëmtuar si dhe mjediseve të shëndetit të tilla si: rehabilitimi i spitalit të Krujës, rehabilitimi i spitalit të Lezhës, rehabilitimi i departamentit të Angiologjisë dhe Kardio-Kirurgjisë nën spitalin “ Nënë Tereza” me 112 shtretër para tërmetit. Rehabilitimi i spitalit Psikiatrik (nën QSUT), rehabilitimi I departamentit të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike nën QSUT me 35 shtretër para tërmetit, punime shtesë për spitalin Pediatrik si dhe pajisje për spitalin e Laçit”, thuhet në dokumentet e bëra publike.

Komponenti që lidhet me permiresimin e menaxhimit të informacionit shëndetësor do të shtrihet edhe në shtatë spitale të tjera ndërkohë që i njëjti model është zbaruar më herët në katër spitale të tjera në vend.

Projekti për shëndetësinë që po kërkohet që të marrë financim nga IBRD me kërkësë të Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas një financimi të mëparshëm në këtë sektor kur në korrik 2020 qeverisë ju dhanë 16.8 milionë dollarë për emergjencën e krijuar nga Covid-19./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Përmirësimi i sistemit shëndetësorqeveria kërkon 30 milionë USD të tjera borxh

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Aksion “blic”/ Arrestohen 8 zyrtarë policorë, ja për çfarë akuzohen

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English