Skip to content
Politikë

Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën 61-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një mjet bujqësor ka përmbysur drejtuesin, 61-vjeçarin me inicialet S.Gj., i cili ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moglicë, rreth orës 18:20, dhe arsyet e përmbysjes së mjetit mbeten ende të paqarta.

Policia vendore ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë.