Përlotet nga malli që ndjen për Shqipërinë, Vesa Luma tregon planet për martesën e dytë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, këngëtarja Vesa Luma ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku foli për jetën e saj private në Zelandën e Re dhe propozimin e dytë për martesë nga bashkëshorti i saj Big Basta.

Vesa tha se propozimi ishte real dhe shumë shpejt ajo e Big Basta do bëjnë një ceremoni të dytë martesore dhe arsyeja lidhet me djalin e tyre.

“Po, do martohemi për herë të dytë. Në fakt nuk kemi plane fare. Nuk e kemi zgjedhur vendin, por djali sa herë e sheh atë videon e dasmës thotë pse s’kam qenë dhe unë më keni lënë vetëm dhe ju jeni kënaqur duke kërcyer dhe nuk më keni marrë mua”, u shpreh Vesa.

Këngëtarja foli edhe për largimin nga Shqipëria dhe ajo tregoi se bashku me Big Bastën vendosën të zhvendoseshin në Zelandën e Re, pasi panë që Liani do të kishte një të ardhme më të sigurt atje se në vendin e tij. Në fund të emisionit ajo u përlot, duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë.
Shpërndaje
Share.

Komento