Aksident i rëndë në Ersekë, dy prej 4 të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë.

Policia ka njoftuar se shtetasi me iniciale D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga në fshatin Barmash. Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 25.09.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento