Skip to content
Të Gjitha

Përkeqësohet moti! Drejtoria e Përgjithshme Detare jep paralajmërimin e rëndësishëm

· 1 min lexim

Ditëve me diell do iu vijë fundi.

Duke filluar nga e marta e javës që vjen moti pritet të përkeqësohet.

Ai do karakterizohet nga ditë me shi dhe erë e fortë.

Kështu, autoritetet detare kanë bërë thirrje për marrjen e masave për të shmangur incidentet.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet.

Pritet që bregdeti shqiptar të përfshihe nga era me drejtim veri-perëndim dhe shpejtësi deri në 32 milje në orë.

Forca e detit do të jetë 6 deri në 7 shkalla bufort.

DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.