Skip to content
Aktualitet

Përgjimi 9/ Shefi i Komisariatit të Kamzës: Bllokuam 7 autobusë me votuesit e PD

· 2 min lexim

Disa përgjime të rëndësishme për fatin e Shqipërisë janë publikuar nga prestigjiozja “Bild”. Në përgjimin numër 9 dëgjohet biseda midis Arben Keshit, drejtor në MB dhe Sali Skurës, shefin e komisariatit të Kamzës.

Ky i fundit telefonon Keshin dhe e pyet si është situata teksa. Ai interesohet për zonën e Maqellarës, e ndërkohë Skura i tregon sesi e ndaloi me postblloqe policie qindra votues të PD që shkonin në Dibër për të votuar.

Ata janë të shqetësuar se janë nisur mjaft autobusa nga Kamza me njerëz.

Shefi i komisariatit të Kamzës shprehet se kanë bllokuar shtatë autobusa, kurse të tjerët nuk i kanë lënë të nisen duke futur ndërmjetës e njerëz të njohur.

Bild ka shkruar në lidhje me këtë përgjim:

“Përdorimi i policisë së shtetit për të bllokuar votuesit demokratë të votojnë në zgjedhjet e 2017-ës.”

Biseda

Arben Kushi: Alo, po

Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Skura: Hë mo, ca bone ti

Skura: Çkemi, si ia çove?

Arben Keshi: Mirë, si kalove ti?

Skura: Mirë, hë, mo si ia çoni?

Arben Keshi: Po s’dimë gjë akoma. Mirë duket, po akoma se dimë. Thes i mbyllur.

Skura: Po,po,po…Si duket situata?

Keshi: Po mirë është..

Skura: Jo flas nga pjesmarrja, si e shikon ti dmth

Keshi: Aq mo sa kan morë vazhdimisht, tek 52% se nuk merren dot më shumë

Skura: Po Maqellara si doli? Si janë parashikimet?

Arben Keshi: Po ku di unë, mirë mirë duken. Kështu sikur po na thonë. Po tani ta shofim. Se ne mund të dalim edhe më mirë se kaq, po po kjo është një zonë e paparashikueshme.

Skura: Po, po, po e vërtetë është…

Keshi: A erdhët shumë mrom ktej mo?

Skura: Ëëë?

Keshi: A erdhën shumë autobuza mromë?

Skura: Jo, jo ne nja 7 autobuza i kemi blloku. Po,po, ca prej tyre i bllokum ca të tjerë i kthym kshu me miqësi me …

Arben Keshi: Mirë pra, shumë mirë..

Skura: Mirë pra, me kujdes vlla edhe me fitore.

Keshi: Po, po rrofsh, urime. Faleminderit