Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përgjime të reja/ Alizoti dhe Nushi flasin për takimin në Prokurori: Ik aty të takosh Gencin

22:45 01/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Përgjime të reja janë bërë publike mbrëmjen e sotme nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Nga studio e “Opinion”, Salianji ka nxjerrë telefonata të tjera, por këtë herë janë më të rënda.

Në përgjimet e siguruara prej tij, të cilat thotë se janë tashmë edhe në Prokurori,  është një pjesë bisede që zhvillohet mes Fredi Alizotit, pra personit që tha se kishte bërë zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit dhe Albert Nushit, Drejtorit të Policisë së Fierit.

Për përgjim flitet për një paraqitje që Alizoti duhet të bëjë në Prokurori ku duhet të takojë “Gencin”, pra në Prokurori Fredi Alizotin e prisnin.

Biseda e zbardhur

Fredi Alizoti: Po

Albert Nushi (drejtor Policie): O Fredi po si je o?

Fredi Alizoti: Mirë, ja po shikon televizor.

Albert Nushi (drejtor Policie): O të lumtë?

Fredi Alizoti: Ca po bën, si kalon?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë

Albert Nushi (drejtor Policie): Ëëë… Nesër paradite, sa më shpejt të mundesh, por jo më shumë se ora 10 do kesh me vete karta identiteti dhe pasaportën dhe do vesh të takosh prokurorin, Gencin. Mirë?

Fredi Alizoti: Në rregull, në rregull… Ça ore?

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, jo më shumë se ora 10.

Fredi Alizoti: Dmth, të jem aty?

Albert Nushi (drejtor Policie): Të jesh, atje po.

Fredi Alizoti: Po në rregull.

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë?

Fredi Alizoti: Në rregull, pa merak

Albert Nushi (drejtor Policie): Ta quaj të mbaruar këtë

Fredi Alizoti: Po mbaroje, pa merak

Albert Nushi (drejtor Policie): Hajt, hajt…

Dhe pasi kalojmë këtë pikë, Salianji shprehet se kjo telefonatë e tregon hapur se gjithçka ka qenë e përllogaritur.

“Që të shkosh në prokurori, ky është i dyshuar. Në këto moment ky nuk arrestohet por… në datën 7 ky i thotë shko fol me prokurorin. Ky flet dhe me prokurorin, por s’ka asnjë akt në dosje. Ky shkon aty si shoku i atyre”, tha Salianji.

 

Një tjetër përgjim mes tyre 

Albert Nushi (drejtor Policie): Alo? Mirëmbrëma

Fredi Alizoti: Fredi, Fredi Alizoti jam. Si kalove?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë ça bën ti?

Fredi Alizoti: Ja po pi një kafe këtu tek lagjja

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë je?

Fredi Alizoti: Mirë jam, mirë… Top fare

Albert Nushi (drejtor Policie): Dukesh, dukesh…

Fredi Alizoti: (Të qeshura) Si të kam, mirë je?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë, mirë…

Fredi Alizoti: Kot për respekt, për respekt të morra.

Albert Nushi (drejtor Policie): Rrofsh, rrofsh

Fredi Alizoti: Kalofsh mirë… Po pata ndonjë gjë, e di vetë ti?

Albert Nushi (drejtor Policie): Mirë, mirë dakord.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albert nushiErvin Salianjifredi alizoti

Të tjera

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2019

Lajmet e fundit

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English