Përgatituni për vapën ekstreme! Termometri ngjitet deri në 41°C në fundjavë, ja sa do të zgjasë vala e të nxehtit

Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme do të sjellin temperatura përvëluese në të gjithë vendin, me termometrin që pritet të prekë deri në 41 gradë Celsius.
Sinoptikanët bëjnë të ditur se Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta do të shfaqen kryesisht në zonat malore. Të dielën mund të ketë reshje të izoluara shiu në disa zona malore.
Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet pritet të arrijë deri në 16 m/s.
Sipas parashikimit, vala e të nxehtit nuk do të largohet as në fillim të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të vijojnë të luhaten nga 39 deri në 41 gradë Celsius, duke e mbajtur vendin nën ndikimin e vapës intensive.