Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari pas takimit me kryeministrin Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se listat e hapura janë të dobishme.Hajdari u shpreh me vendosmëri se nuk do të ketë asnjë tërheqje për qëndrimet e saj.
Gjithashtu ajo theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të vendosë nëse do të mbështesë apo jo shqiptarët.
Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore dhe miratimin në Kuvend.
”I bëmë kërkesën Ramës për listat e hapura, nuk tërhiqemi. E ka marrë përsipër këtë betejë deri në fund dhe s’ka tërheqje, qoftë nga presioni nga të huajt ne nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë, sepse listat e hapura janë të dobishme. Kjo kërkesë në fakt vjen në mënyrë, në kohë të vështirë por është e nevojshme që mos mbetemi në vend numëro, dhe të kemi zgjedhje me standarde me demokraci funksionale. Ta bëjmë realiteti. Duhet ta realizojmë. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare i kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama ndejk rrugën institucionale atëhere po i bën nder.
Ne i shtruam kërkesat tona, si radhën e parë, dhe ka një presion sepse marrëveshja që është bërë mes partive në tryezë është marrëveshje që i shërbeu integrimit të Shqipërisë, dhe riktheu PD dhe LSI në tryezë. Nuk është marrëveshje e plotë. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve, dhe ne sot kemi dhe kontrollin e parlamentit pasi Rama nuk ka votat. Nuk tërhiqemi dhe do i kushtëzojmë. Pa Listat të Hapura, pa ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që ne të votojmë gjë.
Zoti Rama mund të flasi vetë, dhe mund të jetë në gjendje. Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë çfarë do të ndodhë. Ne do këmbëngulim.”- tha Hajdari.