Pas pesë orësh diskutime ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik pas propozimit të Opozitës, i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.
Menjëherë pas mbylljes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri u shpreh se nuk ka akoma asnjë marrëveshje mes palëve politike, pasi opozita vijon të bllokojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se oferta e tyre është sabotim për këtë proces.
Më tej Gjiknuri tha se PS-ja është e gatshme që për të mbajtur frymën e marrëveshjes së 5 qershorit të ulet me PD-në për të diskutuar mënyrën sesi do të hapen listat dhe do të formohen kolaicionet.
Në fund Gjiknuri u shpreh i bindur se ditën e nesërme votimi për ndryshimet kushtetuese do të kalojë në parlment.
“Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur.
Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë.Hapja e listave të kandidatëve sjell modifikim të formulës së modifikuar, nëse vendet e tjera që kanë kaluar në vendet e tjera me lista të hapura le ta gjejnë, duhet të vini çfarë keni në dispozicion dhe nëse PD-ja. Ne jemi të gatshëm që të pranojmë modelet e propozuara nga PD-ja. Parlamenti ka një axhentë propozimi i tyre është alternim i kuvendit, dhe në rregulloren e kuvendit është e qartë dhe askush nuk mund që të bëjë amendime në moment të fundit. Nëse drafti do të marrë votat do të kalojë ndryshe nuk do të kalojë. Unë jam i bindur që votimi do të kalojë”, u shpreh Gjiknuri.