Skip to content
Të Gjitha

Përfundon pas 40 minutash mbledhja e Këshillit Politik! Hajdari: “Duam të hapim listat 100%, opozita duhet të ishte këtu”

· 1 min lexim

Pas përfundimit të mbledhjes 40 minutëshe  të Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha në një deklaratë për mediat  se listat duhet të hapn  100% dhe të mos ketë asnjë kufizim.

Deputetja  Hajdari i bëri përsëri thirrje opozitës joparlametare për të qenë  prezente në këtë tryezë të Këshillit Politk.Më tej Hajdari tha se 5 deputetë të opozitës parlamentare janë dakord për votimin e ‘5 qershorit’.


“Kjo mbledhje e shkurtër vjen pas një konference të kryetarëve në kuvend, për të futur në rendin e ditës nesër marrëveshjen e 5 qershorit. 5 anëtarë të opozitës parlamentare treguan dakortësi për të votuar ‘5 qershorin’. Për këtë fakt opozita jashtëparlamentare duhet të ishte në këtë tryezë. Patëm debat se ne e kemi të qartë pse jemi këtu. Duam të hapim listat 100%. Ndryshimet kushtetuese duhet të pasojnë me ndryshime në kodin zgjedhor. Ne do luftojmë që hapja e listave të behët 100%. Ata që duan ta mbajnë partinë e tyre të mbyllur le ta mbajnë. Por kandidadët nuk duhet të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli”, tha Hajdari.