Përfundon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku mësohet se tashmë pritet rakordimi që të dalin rezultatet.
Ditën e djeshme të gjithë demokratët iu drejtuan kutive të votimit, ku votuan për 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Kujtojmë se dje u tërhoq nga gara zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.
Gjithashtu përpara se të realizohej votimi, disa figura të njohura të politikës dhanë dorëheqjen nga kandidimi si ish-deputeti Keltis Kruja dhe funksionarët Edit Harxhi, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj.
Raportohet se në përfundim të numërimit kanë votuar rreth 4750 delegatë, më shumë se 75 %.
Kreu i PD, Lulzim Basha la jashte liste, Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Genc Rulin dhe Ridvan Boden.