Skip to content
Të Gjitha

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së/ Vendoset data dhe ora e protestës së radhës

· 1 min lexim

Këtë të hënë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që ta nisë me një mbledhje të rëndësishme me Kolegjin  e Kryetarëve.

Në mbledhje është diskutuar data e radhës e protestës së opozitës, e cila është vendosur në 11 maj dhe duke ruajtur orarin e asaj të fundit, 18:30.

Në rend protestash kjo do jetë e 10-a, ndërsa nëse flasim për ato që opozita i ka quajtur kombëtare, do të jetë e katërta.

Kërkesa e opozitës së bashkuar është e qartë dhe kërkon rrëzimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe sigurimin e zgjehdjeve të lira.

Dhe sipas PD-së nuk do të ndalen protestat derisa të arrihet një marrëveshje për këto pika, madje ka arritur deri aty sa të thotë se do të pengojë zgjedhjet lokale.