Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar një situatë serioze në zonë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur është parë nga distanca. Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Deri në këto momente, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të panjohura, ashtu si edhe dëmet materiale të shkaktuara. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas neutralizimit të plotë të flakëve dhe verifikimeve në terren.








