Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

20:42 08/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Screenshot

Në këtë vend, skandalet ndryshojnë emër, por personazhet mbeten të njëjtë. Sot quhet përmbytje, dje quhej mbetje toksike. Por skema është po ajo: para publike, dështim i qëllimshëm, heshtje institucionale dhe një prokurore që për ironi, në të dyja rastet del në fund për ta mbyllur historinë pa fajtorë realë: Suela Beluli.

Durrësi sot është nën ujë. Qindra familje kanë humbur shtëpitë, prona dhe sigurinë, një njeri ka humbur jetën. Dhe sërish me paturpësinë më të madhe, Rama justifikon dështimin me “fatkeqësi natyrore”. Se shiu ishte i madh. Se Zoti e deshi kështu. Kjo është gënjeshtra më e vjetër e këtij pushteti. Sepse përmbytjet nuk i shkaktoi shiu, por korrupsioni.

Hidrovori i Porto Romanos, një vepër për të cilën janë shpenzuar rreth 19 milionë euro para publike, dështoi pikërisht në momentin kur duhej të funksiononte. Një investim që nuk u bë për qytetarët, por për interesa private. Hidrovori i vjetër u shkatërrua sepse i pengonte biznesin Shefqet Kastratit.

Mbi atë infrastrukturë u ndërtua Porto Romano, u ndryshua rrjedha natyrore e ujërave dhe u mbyllën kanale kulluese që duhej të ishin të hapura. Uji që sot zbret nga kodra dhe përmbyt qytetin, nuk duhej kurrë të vinte aty.

Autoritetet devijuan kanalet, i futën në nëntokë, i orientuan drejt një hidrovori që nuk ka kapacitet teknik për të përballuar prurjet. Një shkatërrim i qëllimshëm i infrastrukturës kulluese. Rezultati është katastrofë për qytetin dhe fitim për disa biznese.

Dhe këtu shfaqet sërish i njëjti emër. E njëjta prokurore. Suela Beluli. E njëjta që kishte në dorë dosjen e mbetjeve toksike në Porto Romano. Mbetje që nuk erdhën nga Zoti, por nga kontrabanda, nga interesa dhe nga mosveprim i qëllimshëm. Ato mbetje u morën në dorëzim nga prokuroria dhe u zhdukën nga sytë e publikut. Pa transparencë. Pa përgjegjësi. Pa asnjë fajtor.

Sot e njëjta prokurore heton përmbytjet. Flet për “mos përmbushje detyre”, për “pakujdesi”, për “shkatërrim prone”. Por nuk prek thelbin. Nuk prek vendimin politik për të shkatërruar kanalet. Nuk prek interesat që fshihen pas Porto Romanos. Nuk prek emrat që kanë përfituar nga kjo katastrofë. Dhe mediat e blera, heshtin po njësoj.

Kryeministri flet për fatkeqësi natyrore. Por as katastrofa kriminale e mbetjeve toksike, as shkatërrimi i kanaleve, as hidrovori i dështuar nuk janë nga natyra. Janë nga pushteti. Janë nga një sistem që mbron të fortët dhe fundos qytetarët.

Skandalet janë të ndryshme. Personazhet janë të njëjtë. Dhe për sa kohë prokuroria dhe media do të sillen si mburojë për ta, vendi do të vazhdojë të përmbytet, jo vetëm nga uji, por nga padrejtësia.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Fevziu flet për 7 ministra në udhëtime private, Rama nuk jep llogari dhe sulmon median

Fevziu flet për 7 ministra në udhëtime private, Rama nuk jep llogari dhe sulmon median

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English