Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme

· 1 min lexim

Një autobus i linjës së transportit urban ‘Unaza e Re’ ka shpërthyer në flakë pranë Ministrisë së Jashtme sot.

Sipas pamjeve të shpërndara, zjarri ka shpërthyer në pjesën e motorit, ndërsa arsyet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta.

Në momentin e shpërthimit të flakëve, autobusi ishte i mbushur me pasagjerë, të cilët janë larguar me shpejtësi për shkak të panikut.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar bllokimin e trafikut në zonë.