Një zjarr i fuqishëm ka rënë këtë mbrëmje në disa ndërtesa të vjetra në qendër të Durrësit.
Mësohet se shkak i këtyre flakëve në disa godina është bërë vendosja e zjarrit në disa kosha mbeturinash dhe që më pas është përhapur edhe nëpër banesat në fjalë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit bregdetar dhe pranë ngjarjes ndodhen mjaft banesa të banuara, objekte biznesesh etj.
Ndërkohë forca të zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Gjithashtu ka mbërritur dhe policia e së bashku me grupin hetimor në vijim do të përcaktojnë dhe shkaqet e kësaj ngjarje.