Skip to content
Showbiz

Përflitej prej vitesh, Ardit Gjebrea merr vendimin e rëndësishëm për “Kënga Magjike 2019”

· 1 min lexim

Në edicionin e 21-të të festivalit “Kënga Magjike”do të ketë ndryshime vërtet të rëndësishme në mënyrën e votimit.

Lajmin e ka dhënë vetë producenti dhe moderatori i festivalit, Ardit Gjebrea, sipas të cillit, në votime do të llogaritet vota e këngëtarëve, vota e jurisë dhe vota në internet.

Gjebrea ka sjellë rastin e këngëtares së re Kanita, e cila në votimet online të faqes së “Këngës Magjike” ka dalë e para.

“Nëse në votim për natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në finale. Edicioni 21 do të vijë me ndryshim në votime, këngëtarët + vota e publikut në internet + vota e jurisë Neë artist”, shkruan Arditi.

Mënyra e votimit në festival ka qenë gjithnjë një burim diskutimi dhe përplasjesh mes këngëtarëve, të cilët gjithnjë priren të votojnë atë që i voton dhe jo atë që e meriton vërtet finalen.