Skip to content
Të Gjitha

Përdhunimi i 17-vjeçares në Sarandë, SHÇBA dërgon në Prokurori 3 policë

· 3 min lexim

Ka bërë jehonë denoncimi i një 17-vjeçareje nga Saranda, se një 72-vjeçar dhe 2 persona të tjerë kanë abuzuar me të, teksa deri tani shumë pak dihej rreth ngjarjes.

LEXO: I pranoi të gjitha në Polici: Pranga 72-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një të mitur

Dy ditë me parë emisioni “Fiks Fare” publikoi video dhe regjistrime, që dëshmonin se babai i vajzës ka bashkëpunuar me persona të tjerë, mes të cilëve edhe 72-vjeçarin, për të kryer abuzime seksuale ndaj saj, madje në shtëpinë e tij.

Në një nga regjistrimet babai i vajzës njofton Policinë sepse dyshonte se i dashuri i 17-vjeçares, Denito Ruçi, ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën.

Pasi Policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm, teksa vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg.

Kështu, policët zgjodhën të heshtin në një situatë të tillë, duke u bërë palë me abuzuesit.

LEXO: E vërteta e abuzimit të 17-vjeçares: Prindërit e saj jo vetëm që kanë gënjyer, por kanë shitur vajzën tek abuzuesit 

Mirëpo, së fundmi, SHÇBA njofton në rrjetet sociale se ka referuar materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të punonjësve të policisë: Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë; N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;  Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Kujtojmë se prindërit e vajzës jo vetëm që kanë bashkëpunuar me abuzuesit, por kanë dale edhe në media duke akuzuar vajzën dhe të dashurin e saj se po mashton.

LEXO: 17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë: Pse e ëma e vajzës mohon përdhunimin, kur vetë abuzuesi ka pranuar akuzat?

Por, jo vetëm kaq, për më tepër, ata kanë paditur në polici të dashurin e saj, Denito Ruçi, të cilin e akuzojnë se e ka marrë me forcë vajzën e tyre dhe se ka qëllim ta trafikojë jashtë vendit, ndërsa i ati thotë se Ruçi ka qenë i akuzuar gjatë qëndrimit jashtë shtetit dhe për shkak të problemeve me ligjin i është dashur të ndërrojë edhe emrin.

LEXO: Telenovelë në Sarandë: Prindërit e 17-vjeçares së abuzuar pasi mohuan përdhunimin, padisin “dhëndrin”