Skip to content
Të Gjitha

Përdhunimi i 13-vjeçares në grup, rrëfimet shokuese të adoleshentëve

· 2 min lexim

Një histori e tmerrshme, në kufijtë e perversitetit, është ajo e Kavajës, ku disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare kanë përdhunuar një 13-vjeçare.

Kujtojmë se rasti në fjalë u bë publik vetëm pas një denoncimi në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije  se të gjithë djemtë e arrestuar e kanë pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ata kanë thënë se e merrnin vajzën në shtëpinë e tyre pas përfundimit të shkollës. Pasi përfundonte njeri, të nesërmen shkonte në shtëpinë e një djali tjetër pasi i bënin presion vajzës me videon që posedonin.

Sigurisht që e gjitha ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë. Policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare, drejtoreshën e shkollës, por këto kanë deklaruar se nuk dinin gjë.

Mbi këto dëshmi pritet që prokuroria e Durrësit të kërkojë arrest me burg për të shtatë të ndaluarit.

Mësohet se prokurore e çështjes është Oltiana Cifligu ndërsa gjyqtare Nurjeta Tafa.

Vajza e mitur ka pranuar abuzimin nga djemtë dhe ka rrëfyer për kërcënimet ndaj saj, gjithashtu në prani të psikologes dhe punonjëses sociale.

Ndërkohë jashtë gjykatës i ra të fikët një gruaje, nënës se një prej djemve nga familjarët e minorenëve.