Studentët vazhdojnë të mbeten jashtë Universiteteve në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre, megjithëse qeveria deklaron se këto të fundit janë plotësuar.
Mësohet se dy fakultetet e inxhinierisë, mekanike dhe elektrike vazhdojnë bojkotin në shumicë dërrmuese, ndërsa në të njëjtin universitet, në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit bëhet mësim.
Tek Ekonomiku dera është hapur, vijon ngujimi i një numri të vogël studentësh dhe bojkoti më në masë, ndërsa disa studentë deklarojnë se kanë bërë mësim në klasa me pak vetë.
Por dera është hapur dhe komunikohet. Shumica e studentëve hyjnë në fakultet për të marrë informacion nga sekretaritë jo për mësim.
Tek Fakulteti Juridik vazhdon edhe bojkoti edhe ngujimi dhe porta është e mbyllur.