Skip to content
Showbiz

“Për një muaj hoqa 16 kg!” Ja si ia doli Klea të jetë në super formë pas lindjes së Kridit!

· 2 min lexim

Klea Huta u bë 5 muaj më parë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë Kridin, i cili e ka ndryshuar totalisht atë sikundër na ka treguar edhe vetë aktorja.

Përveç përkushtimit të saj ndaj të voglit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këto kohë është fakti se Klea është rikthyer shumë shpejt në formë, duke patur një fizik që e kemi zili të gjitha.

E padyshim, të gjitha duam ta dimë sekretin e saj, sidomos nënat. Për këtë Klea është pyetur edhe në bashkëbisedimin që ka zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram.

Si ia ke dalë që je në super formë pas lindjes- ka pyetur fansja, teksa përgjigja e Kleas ka qenë kjo: “Mendoj se është edhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, mu desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Ajo po ashtu ka folur edhe rreth planeve për zgjerimin e familjes.

Klea rrëfeu pa dorashka xhelozinë e madhe që ka për Elgitin, të cilën nuk mundet ta fshehë dot.

“Sa xheloze je për Elgitin nga 1-10? 1000000 dukesh.”- i shkruan ndjekësi të cilit Klea ia kthen.

“Vërtetë? S’e jepkam veten atëherë, se jam 1000000000.”- është përgjigja e saj.

/IconStyle.al/