Skip to content
Kryesore

Pensionistët vazhdojnë protestën para Kryeministrisë

· 1 min lexim

Edhe këtë të mërkurë, pensionistët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.

Kjo është protesta e shtatë e tyre përballë Kryeministrisë, ku kërkesat përfshijnë pensione dinjitoze dhe një minimum jetik të përballueshëm.

Ata e kanë cilësuar bonusin e qeverisë si një tallje, që nuk zgjidh problemet e urisë dhe pasigurisë për të moshuarit.